Categories Lajme

“Janë rrena, por dilni…”, Rama shpërndan videon dhe nuk resht së qeshuri

Në kohën kur pandemia e COVID-19 ka marrë mbi 154 mijë jetë në të gjithë botën, dhe mbi 2.2 milionë të tjerë janë infektuar, ka shumë persona që ende mendojnë se e gjitha është një konspiracion i madh.

Kështu ndodh edhe në Shqipëri, ku nuk mungojnë teoritë e përhapjes, arsyet politike, etj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Instagram, rastin e një të riu i cili imiton një drejtues të një agjencie funerale, që iu bën thirrje qytetarëve të dalin. Sipas tij, COVID-19 është një trillim.

“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që po iu bëhet njerëzve anë e mbanë botës. Ç’janë këto muhabete… Ky koronavirusi, COVID-19 a si e ka ky, është një rrenë e sajume nga këto shtete, nga këto kryeministra maskarenj. Mos i hani këto rrena, po dilni takoni të afërmit tuaj, takoni shokë e shoqet tuaja, ik ti mor vëlla në punë, leri seç thonë ata, dilni për qejf në kafe pini shisha, boni qejf se këto janë vetëm rrena. Me respekt, agjenci funerale Gimi” – thotë i riu në video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME