Lajme

‘Janë të ardhurat e familjes’/ U kap me 516 mijë euro në Portin e Durrësit, Elidon Çela lirohet nga burgu

Elidon Çela pronari i Agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në portin e Durrësit me 516 mije euro te padeklaruara është liruar nga burgu në fillim të kësaj jave.

Çela është liruar me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës.

Ka qene gjyqtarja Anita Jella ajo që i ka kthyer lirinë Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit. Ndërkohë po për shkak te hetimit shuma prej 516 mije eurosh vazhdon te qendrojë e sekuestruar.

Hetimi ndaj lushnjarit është shtrirë deri në Itali për të verifikuar burimin e të ardhurave. Çela u kap ne portin e Durrësit ne tetor të këtij viti, pasi në autobuzin me udhëtare, prone e tij, u gjenden 516 mije euro te fshehura ne pjesën e tavanit.

Më 21 tetor policia kufitare e Durrësit gjeti 516 mijë euro të padeklaruara në tavanin e një autobusi që po vinte nga Bari, Itali.

Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani transporti akuzohet nga organet ligjzbatuese. Ajo është hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën shkelje si dhe kontrabandë mallrash.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close