fbpx
Lajme

“Janë të njëjtët, ngrihen kundër çdo projekti”/Rama: Tiranën nuk e ndalin dot

Me investimet më të rëndësishme e të suksesshme në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zërave kritikë që me protesta të dhunshme kanë kundërshtuar realizimin e këtyre projekteve madhore.

Kryeministri Rama ka publikuar një video ku tregohen projektet e realizuara këto vite në Tiranë, duke theksuar se janë po ata të njëjtët që protestonin për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit.

Në video paraqiten disa nga investimet kryesore në kryeqytet ku po këta zëra ishin kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, kundër Sheshit Skëndërbej, kundër Pazarit të ri, kundër Bulevardit të ri, ishin kundër Arenës Kombëtare, kundër këndit të dytë të lojërave në Parkun e Liqenit, kundër Kalasë së Tiranës dhe kundër Unazës së Madhe dhe Parkut Rinia.

Rama thekson se të njëjtët persona që ishin kundër këtyre projekteve në fillim, janë të njëjtët edhe sot kundër Teatrit Kombëtar. “Janë të njëjtët. Ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë. Nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot”, thekson Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button