
Banorët e fshatrave në Vlorë, të cilat janë përfshirë nga flakët thonë se situata është e vështirë, pasi zjarrfikëset e kanë të pamundur për të ndërhyrë.
Një banor u shpreh se duhet që njerëzit të kenë kujdes, pasi hedhin bishta cigare në mënyrë të papërgjegjshme, duke shkaktuar këto situata tepër të rënda.
“Vende që nuk shkon dot zjarrfikësja. Duhet pasur kujdes nga njerëzit vetë. Një i pandërgjegjshëm që hedh një bisht cigare dhe hajde mbaj zjarrin pastaj”, tha banori.
Kujtojmë që sot u riaktivizuan dy vatra të reja zjarri në fshatrat Çeprat dhe Risili në Vlorë.
Dy vatra zjarri janë ndezur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Një ndodhet në fshatin Dukaj bashkia Tepelenë, dhe një tjetër në fshatin Buz bashkia Memaliaj.