Nga Dritan Leli, Sot, jemi më afër se dje >Java e Evropës në Bashkinë Vlorë përmes Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Me dhe për fëmijët e mrekullueshëm të qytetit tonë. Sot , ata ishin guida turistike e Vlorës, duke e nisur nga Bulevardi Vlorë – Skelë, tek Xhamia e Qytetit, Qendra Historike, Rruga e Hebrenjëve, Muzeu Etnografik e së fundmi Bashkia e Qytetit të tyre. Nxënësit zhvilluan një bashkëbisedim në zyrën e Kryetarit të Bashkisë mbi vlerat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore e historike si një prej parimeve evropiane që qëndron në themelet e zhvillimit të një vendi .