Lajme

Java Ndërkombëtare e Stafit pranë UV-së në ditë e dytë të eventit, DETAJE

Java Ndërkombëtare e Stafit pranë UV-së në ditë e dytë të eventit ku morën pjesë staf akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë në BE.

Ndërkombëtarizimi përmes projekteve E+ CBHE ishte në fokus të prezantimeve të referuara nga përfaqësuesit e shteteve respektive, të cilët u ndalën më konkretisht në rrugëtimin që kanë përshkruar këto institucione europiane të arsimit të lartë për të mbërritur në stadin aktual, ku rrjetëzimi, ndërtimi i partneriteteve ndërkombëtare, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar ka dhënë rezultatet e veta, siç është dhe ky event, ku promovohet dimensioni ndërkombëtar i studimeve, i mësimdhënies, kërkimit shkencor nëpërmjet programeve të ndryshme shkëmbimi, me qëllim zgjerimin e këtyre bashkëpunimeve, duke u binjakëzuar me disa nga universitetet më të mira në botë.

Prezantimi i realizuar këtë të martë, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Stafit të UV-së u fokusua pikërisht tek projektet ndërkombëtare të implementuara në universitetet përfaqësuese.

Edlira Lati, përfaqësuesja e Zyrës së Projekteve & Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UV u ndal konkretisht tek Projektet ndërkombëtare të implementuara në UV, në rrugëtimin e universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe në gamën e projekteve përmes së cilave është zgjeruar bashkëpunimi me universitetet europiane.

Si përfaqësuese të UV-së në Javën Ndërkombëtare të Stafit, Dr.Aurora Bakaj, Prof. Asoc. Armela Panajoti, Prof Elenica Pjero, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, Dr.Enida Pulaj, në prezantimet e tyre theksuan faktin se shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira mes universiteteve pjesëmarrëse; promovimi i Universitetit të Vlorës te partnerët e tij si dhe prezantimi i universiteteve ndërkombëtare mike tek stafi dhe studentët e UV do të ndikojë padiskutim në të tjera bashkëpunime konkrete duke zbatuar eksperiencat dhe përvojat më të mira të çdo projekti, të secilit universitet pjesëmarrës në Javën Ndërkombëtare të stafit në UV.\

Përfaqësues nga Universiteti Politeknik i Portos, Portugali, nga universiteti i Rumanisë, Universiteti Shtetëror i Shkencave të Aplikuara në Raciborz dhe Universiteti Kazimierz Ëielki, Poloni, përfaqësues nga Universiteti i Bergamos, nga Universiteti Anadolu, Universiteti Ataturk dhe Universiteti Ondokuz Mayıs, Turqi si dhe përfaqësues nga Universiteti i Atikës Perëndimore, Greqi, në prezantimet e tyre u ndalën konkretisht në eksperiencat dhe përvojat e tyre shumëvjeÇare me projektet ndërkombëtare duke theksuar dhe vlerësuar faktin se rrjetëzim i ndërkombëtar i projekteve mes institucioneve të arsimit të lartë është rritur ndjeshëm.

Në ditën e dytë të eventit, studenti i UV-së, Gerlad Dogani, ndau me të pranishmit përvojën e tij të suksesshme në Erasmus+, duke theksuar se është përvoja më e mirë akademike që mund të kalojë një student.

Të gjithë miqtë, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Stafit në UV, shprehën konsideratat maksimale për zyrën e Sigurimit të Brendshëm të cilësisë dhe Projekteve duke pohuar se është kënaqësi të bashkëpunosh me profesionalizëm dhe korrektësi.

Studentët dhe stafi akademik/administrativ i UV-së, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Stafit të UV-së, vijuan bisedimet me përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse për të marrë informacion të drejtpërdrejtë mbi mundësitë e shkëmbimit studentor dhe bursa studimi në universitetet partnere, ndërsa staf i UV-së shkëmbeu përvoja, ide frymësuese dhe nisi hartimin planeve konkrete për bashkëpunime në vijimësi.

Pas përfundimit me sukses të ditës së dytë të aktivitetit ndërkombëtar, orët e pasdites dhe mbrëmja u fokusuan në eksplorimin e Vlorës dhe atraksioneve turistike që ajo ofron, pasi dëshira dhe kurioziteti i miqve për të shijuar Vlorën ishte tepër i lartë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close