Lajme

Java nis me temperatura të larta. Parashikimi i motit për sot

Java nis me temperatura të larta. Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin motin e kthjellët në territor. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close