Lajme

“Je një larvë”, Taulant Muka i përgjigjet Ramës: Të thashë nxirr diplomën, pse nxehesh?

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar pasi Rama e quajti ‘një larvë’.

Muka u shpreh se i kërkoi kryeministrit publikimin e diplomave ndaj nuk duhet të nxehej.

“Nxirrni diplomën ju thashë, pse u nxehe kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”-shkruan Muka në një postim në Facebook.

Ndërsa Rama ishte live, Muka komentoi duke thënë që  kryeministri, qeveria dhe opozita duhej të bënin publike diplomën.

Por pas komentit, Rama rrëfeu të vërtetën e tij lidhur me emërimin dhe me pas dorëheqjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close