Lajme

“Jelekët e verdhë” përplasen me policinë

Për të tretën fundjavë radhazi, Parisi shndërrohet në betejë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë. Më shumë se 5500 manifestues të njohur si “jelekët e verdhë” pushtuan rrugët e kryeqytetit francez, në protestën kundër rritjes së çmimit të karburantit. Mbi 100 prej tyre u arrestuan.

Harku i Triumfit në shëtitoren Champs-Élysée u kthye në qendrën e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujin me presion për shpërndarjen e turmës.

Manifestimet janë shtrirë në të gjithë Francën, ku mbi 30 mijë protestues kanë bllokuar akset kryesore rrugore dhe autostradat. Ata kërkojnë anulimin e masës së ndërmarrë nga presidenti Emmanuel Macron.

Mbështetje për jelekët e verdhë erdhi edhe nga Brukseli, ku qindra protestues u përplasën me policinë dhe dogjën disa makina në rrugët e kryeqytetit belg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close