Lajme

“Jemi gjithmonë nxënës”, Kryemadhi uron mësuesit për 7 mars: Misionarët e të mirës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 marsit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi i shpreh mirënjohjen mësuesve që merren me edukimin dhe mësimin e fëmijëve.

Urimi i plotë: Mbetemi gjithmonë nxënës…! Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne. Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta. I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: