Categories Lajme

Jemi mësuar që sa herë fillon një sezon i ri politik në Shqipëri dëgjojmë qeveritë të shpallin prioritet turizmin dhe bujqësinë

“Turizmi kjo pasuri e humbur e Shqipërisë” Jemi mësuar që sa herë fillon një sezon i ri politik në Shqipëri dëgjojmë qeveritë të shpallin prioritet turizmin dhe bujqësinë. Jemi mësuar të dëgjojmë gjithashtu qeveritë që sa herë afron vera i bien gjoksit sesa “shumë” po mundohen për turizmin në vend. Po si qëndron e vërteta? Mjafton të shohim shifrat dhe do kuptojmë sesa larg jemi nga realiteti që trumbetojnë qeveritë tona ndër vite. Turizmi malor është një mundësi shumë e madhe për punësim sidomos në zonat e thella dhe rurale të Shqipërisë.  Ky vend, plot male të bukura dhe të veçanta, nga Alpet ne Veri e deri tek vargmalet që na ndajnë me Greqinë me zero impiante skiimi për turistët vendas dhe të huaj. Këto impiante gati nuk ekzistojnë më as në ato vende ku kanë qënë më parë si Voskopojë, Dardhë apo diku tjetër.

Ka ekzistuar një projekt që quhej në fillim 100 bujtinat e më vonë 100 fshatrat, ku rezultati i tyre është hiç dhe asgjë. Ato pak investime në hoteleri, apo restorante, janë të gjitha me fonde private dhe sipërmarrësit e tyre e dinë se çfarë heqin për të mbyllur vitin. Mjafton të kthesh sytë nga Alpet dhe te kuptosh se rruga e Thethit nuk u mbarua kurrë. Asnjë rrugë nuk lidh territorin e Tropojës me Shkodrën. Alpet tona përbëjnë një nga rajonet më origjinale, më piktoreske e më madhështore të vendit, por që të lëna pas dore ne procesin e zhvillimit ekonomik dhe pak të vizituara, si nga shqiptarët, ashtu edhe nga të huajt, rezultojnë të panjohura mirë dhe në të njëjtën kohë të mënjanuara në procesin e tranzicionit politik dhe ekonomik të vendit. Niveli i investimeve në turizmin malor është gati hiç dhe përpjekjet e atyre pak njerëzve për të bërë sipërmarrje në këtë drejtim janë heroike.

Nuk është koronavirusi kërcënimi kryesor për sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Ka një krizë të trashëguar që lidhet me mungesën e investimeve, mbështetjen e munguar te qeverive për fermerët që e kanë lënë sektorin në kufijtë e primitives. Turizmi bujqësor është një tjetër goditje për turizmin ku ekzistojnë disa projekte seriozë për të bërë disa ferma resorte turistike, por edhe në këtë rast fatkeqësisht shohim vetëm disa ministra, ish-ministra dhe deputetë apo njerëz të politikës që kanë përfituar nga ish Granti Japonez apo fondet e AZHBR. Përtej kësaj, kapacitetet e turizmit bujqësor janë të pamjaftueshme dhe shumë larg për të qenë faktor i rendesishem në industrinë e turizmit.

Turizmi detar dhe veror, i vetmi që gjeneron punësim në verë dhe qarkullon para në vend. E para turizmi ynë veror detar është sasior dhe jo cilësor. Mjafton të shohësh bregdetin e Durrësit dhe ndërtimet e çmendura kudo për ta kuptuar këtë gjë. Ato pak resorte cilësore që ekzistojnë, vuajnë që nga mungesa e personelit të specializuar, tek taksidarët kudo prezentë, problemet me energjinë elektrike, e deri tek papastërtitë që duken sikur janë në “habitatin “ e tyre .Vlora, Saranda janë katastrofa mjedisore me ndërtimet pa fund që më shumë i ngjajnë Kabulit, sesa Kanës apo ndonjë qyteti të ngjashëm turistik, qoftë ky edhe Tivari në Malin e Zi fqinjë. Në tregun tonë mungojnë tërësisht emrat e mëdhenj të turizmit botëror apo të operatorëve të rëndësishëm rajonalë si Club Mediterranee, Tui, Hilton group, ACCOR apo Sheraton. I vetmi aeroport ndërkombëtar që kemi është dëshmi e faktit sesa larg turizmit është ai dhe sesa orë i duhen turistëve të mbërrijnë në breg, apo Sarandë. Dy aeroportet, ai i Vlorës, apo i Sarandës, mbeten ëndrra në sirtar apo në rastin më të mirë fantazi në 3D të Kryeministrit të radhës, ndërkohë që në Greqinë përreth Sarandës, ndodhen 3 aeroporte; ai i Prevezës, Janinës dhe Korfuzit.

Stina turistike në vendin tonë mjerisht zgjat nga 60 deri në 90 ditë në rastin më të mirë. Ndërkohë që sezoni i fqinjëve tanë është të paktën 150 ditë, nga maji në tetor. Po të llogarisim që vendi ynë ka 3 liqene, ai Shkodrës, Pogradecit dhe të Prespës dhe të shohësh që numri i turistëve të huaj në këto liqene është pothuaj inekzistent, bëhet e qartë që prioriteti ynë për këtë realitet është po aq i ulët sa shifrat reale.Buxheti i shtetit për turizmin në raport me GDP është qesharak e jo më buxhet për t’u kalkuluar si proritet për zhvillimin e vendit. Turizmi në Shqipëri mund të jetë një burim i madh pasurimi gjithmonë nën paktin që ”lakmia mos masakrojë” këto pasuri të vendit tonë . Por për fat të keq, këtë fenomen të një rëndësie kombëtare mesa duket krerët e lartë të politikbërjes në Shqipëri nuk e kanë kuptuar, Anisa Bahiti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME