Lajme

“Jemi në dijeni të disa rasteve për shit-blerje votash”, misioni i ODIHR: Ky fenomen duhet mpòshtur patjetër

Delegacioni i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë prezantoi sot raportin paraprak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kreu i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës tha se vota është e fshehtë, pasi në të kundër qytetari është i kërcënuar, dhe për rrjedhojë, kjo përbën një kërcënim edhe për demokracinë.

“Vota është e fshehtë, pasi në të kundër vë në kërcënim qytetarin, dhe ky është një kërcënim për demokracinë. Nuk po bëjmë akuza dhe nuk e dimë kush fshihet pas kësaj, por po themi se kjo mënyrë vë demokracinë në rrezik. Kjo vlen për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë”, tha ai.
I pyetur nëse kanë siguruar ndonjë provë për shit-blerjen e votave, ai deklaroi se “Vëzhguesit tanë afatgjatë janë në dijeni të disa rasteve, por procedurat nuk kanë përfunduar, është folur për akuza, jo për fakte.

Vëzhgojmë prej një kohe të gjatë në disa vende, ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë si do të shkohet me këto akuza dhe si do të përfundojnë këto akuza, si do të jetë procedura e autoriteteve shqiptare. Kjo do të jetë një pjesë e punës sonë në të ardhmen, për të zbuluar nëse ato akuza ishin të sakta apo jo. Nëse do të ketë përgjigje negative, pra këto akuza nuk do të jenë të vërteta, patjetër që do të reflektohen në raportet tona”. Nga ana e saj, kryetarja e misionit të ODIHR, Ursula Gacek, u shpreh se shit-blerja e votave mbetet një problem, që duhet luftuar patjetër.

“Kemi pasur raporte lidhur me këtë. Vëzhguesit tanë afatgjatë janë marrë me këto çështje. Është e vështirë t’i gjurmosh çështje të tilla. SPAK ka raste, të cilat po i ndjek, që kanë të bëjnë me akuza për shit-blerjen, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që janë bërë nga KQZ. Ne inkurajojmë njerëzit të mos humbasin të drejtën për të votuar, ne vazhdojmë të shohim shembuj apo akuza të shit-blerjes së votave. Është e rëndësishme që votuesit të kenë besim në sistemin zgjedhor. Shit-blerja e votave mbetet problem dhe patjetër që duhet luftuar. Nuk duhet lejuar dhe nuk do të lejohet. Kjo bën që shqiptarët të humbin besimin në zgjedhje”, theksoi Gacek

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: