Lajme

Jeni lodhur nga masat?! Profesori grek mesazh të rinjve: Bëni një xhiro në spitale, pastaj flisni

Greqia po përballet me një rritje të lartë të numrit të të infektuarve në një kohë që po bëhej gati për të hapur sezonin turistik në 14 maj. Sot në vendin fqinj u shënuan 4309 raste dhe 79 viktima nga koronavirusi, ndërsa në spitale janë 751 të shtruar të intubuar në luftë me sëmundjen.

Profesori i Sëmundjeve Infektive, Ioannis Kioumis ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që shprehen se janë lodhur nga masat dhe se u mungon liria dhe festat. “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur, por qytetarët duhet ta dinë që mundësia nuk është e pakufizuar në spitale” tha profesori.

“Shpesh dëgjoj argumentin se të rinjtë tanë janë të lodhur. Unë i kuptoj ata, por ata që thonë se janë të lodhur sepse nuk mund të bëjnë party, të ulen në kafene ose në lokal, ju lutem bëni një shëtitje në spitale dhe shikoni mjekët, infermierët dhe personelin duke luftuar për të shpëtuar të sëmurët. Atje ata me të vërtetë do të kuptojnë se çfarë do të thotë lodhje” tha ai.

Ai shtoi se në këtë fazë të pandemisë, grupmosha e pacientëve ka ndryshuar dhe që nga nëntori i vitit të kaluar, kur pacientët në intubim ishin mbi 80 vjeç, sot ka mosha nga 40+ në 70. “Nuk ka të paprekshëm në këtë betejë” përfundoi Kioumis.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: