Lajme

Jepet masa për shqiptarin,transportonte lëndë narkotike nga Kanadaja në SHBA

Një gjykatë në SHBA ka dënuar me 5 vite burg, një shtetas shqiptar, i cili konsiderohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës nga Kandaja në SHBA.

35-vjecari shqiptar Fabian Mihaj bashkëpunonte me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist dhe nëj tjetër bashkëpunëtor shqiptar. Mihaj u arrestua në Kanada në dhjetor të 2016-ës dhe qëndroi për 7 muaj në paraburgim.

Dy motrat me të cilat bashkëpunonte Mihaj, Jonida dhe Denisa Aliçka, e përfunduan dënimin respektivisht prej 41 dhe 46 muaj burg. Prokurorët thanë se motrat Alicka udhëtonin në mënyrë rutinore në shtete të tjera për të transportuar drogë.

Jonida and Denisa Alicka

Me paratë që bënë shitjen e drogës, motrat jetonin në një mënyrë jetese luksoze, që përfshinte një apartament luksoz në Qendrën Ridge Road, kirurgji plastike, udhëtime të shtrenjta në Miami dhe Los Anxhelos dhe sedans luksoze.

Shqiptari tjetër i arrestuar është Rinald Turhani, i cili po vuan dënimin me 9 vite burg. Ky i fundit ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroiti në Cleveland dhe ishte pronar i një kompanie kamionësh.

Ndërkohë shoferi i kamionit Leka Konini është dënuar me 41 muaj heqje lirie.

Mihaj disa vite më parë jetonte me Jonida Aliçkën në Ohajo. Ajo punonte si police rezervë, përpara se të arrestohej në 2016-ën.

Sipas medave amerikane, Mihaj u kap me një sasi të madhe marijuana midis SHBA-ve dhe Kanadasë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close