Categories Lajme

Jetonte e vetme në banesë, gjendet një 70-vjeçare në Tiranë mbas divanit

Një ngjarje e denjë për filmat horror ka ndodhur disa çaste më parë në Bulevardin Gjergj Fishta në Tiranë, ku një e moshuar me emrin Neribane është gjetur e pajetë pas shtatë muajsh në bodrum. Ndërkohë, një qytetar ka dërguar një mesazh pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, ku ka treguar më shumë detaje në lidhje me ngjarjen tronditëse. Qytetari në fjalë, ka thënë se kanë njoftuar disa herë institucionet dhe bashkinë për të shkuar tek banesa e së moshuarës, por këta të fundit nuk e kanë gjetur. Gjithashtu, ai shton se edhe qiradhënësia është njoftuar, por nuk ka shkuar asnjëherë, pasi gjatë kësaj kohe ka marr qiranë nga palë të treta që besohet të jetë Kisha, apo një institucion bamirësie. Ndër të tjera, qytetari thekson se ditën e sotme qiradhënësia boshatisi shtëpinë dhe gjeti kufomën e së moshuarës pas divanit.

Më konkretisht, qytetari është shprehur se:

Pershendetje! Po ju shkruajme per nje rast qe po ndodh tani. Jemi te terrorizuar dhe te pikelluar, pasi sot pas 7 muajsh u gjet e vdekur ne bodrum nje e moshuar. Ne kemi biznesin mbi vendin ku banonte dhe kemi njoftuar disa here institucionet dhe bashkine te cilet edhe pse kane ardhur nuk e kane gjetur. Qiradhensia qe eshte njoftuar por nuk ka ardhue asnjehere pasi gjate kesaj kohe ka marr qirane nga pale te treta qe besohet te jete Kisha apo nje institucion bamirsie. Sot me ne fund erdhi qiradhensia te boshatisi shtepine dhe e gjeti kufomen gruas se moshuar pas divanit. Ju lutem nese vini tani ne vendngjarje e ta zbardhim historine do vihej ne vend drejtesia per Neribanin e shkret.

Një 70-vjeçare në Tiranë, e cila jetonte e vetme, është gjetur e dekompozuar në banesën e saj. Sipas asaj që raporton Policia e kryeqytetit, 70-vjeçarja me iniciale M.M, jetonte pranë bulevardin “Gjergj Fishta”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen: Informacion paraprak Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME