fbpx
Lajme

Jo më 14 ditë! Italia redukton regjimin e karantinimit/ Hiqet edhe rregulli i dy tamponëve

Italia redukton regjimin e karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë si dhe eleminon rregullin e 2 tamponëve me rezultati negativ për të dalë nga karantinimi. Prej ditës së nesërme do të mjaftoj një tampon i vetëm me rezultat negativ për të dalë nga regjimi i izolimit, njofton gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi.

Siç raporton ajo, është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Romë mbledhja urgjente e Komitetit Tekniko-Shkencor ngritur  pranë qeverisë Conte mbi pandeminë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Komiteti tekniko-shkencor vendosi reduktimin e kohës së karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë për persona pozitiv Covid 19, me simptoma apo pa simptoma. Në përfundim të kësaj periudhe ata duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativitetin për të dalë nga karantimi.

Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar. Do të duhen 21 ditë izolim për personat që  tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.

Dokumenti i Komitetit Tekniko-Shkencor:

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button