Categories Lajme

Jo më në stol, Armando Broja përfundon në tribunë

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare për ndeshjen kundër Anglisë. Kjo është padyshim surpriza më e madhe e përfaqësueses para sfidës me “tre luanët” në Uembli, pasi djaloshi shqiptar nga i cili presin shumë të gjithë, nuk figuron në protokollin e ndeshjes.

Vetë FSHF dha sinjalin e parë në videon e publikuar në rrjetet sociale para sfidës me fanellat e lojtarëve që do të zbresin sot në fushë, teksa mes tyre mungonte ajo e Brojës, protagonist absolut i këtyre eliminatoreve.

Më pas, kur është publikuar protokolli zyrtar në faqen e UEFA-s, është konfirmuar sy se Broja është emri jashtë 23-shes, që do të thotë se do ta ndjekë duelin nga tribuna.

Nuk dihet ende arsyeja pse u zgjodh të veprohej në këtë mënyrë me sulmuesin, i cili në stërvitjen e djeshme ka qenë pjesë e skuadrës rregullisht, pavarësisht problemeve të fundit në kavilje që e mbajtën larg grupit kuqezi në ditët e grumbullimit në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME