Categories Lajme

Jo më patatina dhe karamele nga… arka e supermarketit

Qyteti i Berkeley-t, një bastion progresiv në veri të Kalifornisë, do të ndalojë shitjen e produkteve shumë të ëmbla ose të kripura në vitrinat e arkave të supermarketeve, me qëllim promovimin e ushqimit më të shëndetshëm, i pari qytet në SHBA që ndërmerr një nismë të tillë, sipas medieve lokale.

Këshilli i qytetit i Berkeley miratoi njëzëri një urdhëresë që do të ndalojë produktet që përmbajnë më shumë se 5 gramë sheqerna të shtuar ose më shumë se 250 mg natrium për racion nga kutitë. Ndalimi zbatohet, gjithashtu, edhe për të gjitha pijet që përmbajnë sheqerna të shtuar ose ëmbëlsues artificialë.

“Ushqimet e lira të pasura me kripë, yndyrna të ngopura dhe sheqerna të shtuara janë mbizotëruese në vitrina. Klientët janë më të prirur për të bërë blerje impulsive dhe prindërit grinden me fëmijët e tyre që kërkojnë ëmbëlsira, në fund të blerjeve”, sqarohet në urdhëresë. Ndalimi, i cili do të zbatohet për 25 supermarkete në qytet, do të hyjë në fuqi marsin e ardhshëm dhe kontrollet e para nga inspektorët shëndetësorë janë planifikuar për në janar 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME