Një ngjarje e pazakontë që mund të kishte përfunduar me persona të lënduar ka ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e sotme.
Nje gomone e cila po tërhiqej nga automjet është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar, duke goditur dhe një automjet që ndodhej në anë të rrugës. Policia në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Kujtojmë se më 2 gusht një 7-vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga një polic në Himarë, teksa po notonte me të atin shumë pranë bregut. Pas ngjarjes, Policia nisi një aksion për kontrollin dhe bllokimin e mjeteve ujore.