Categories Lajme

Ju gjetën 60 mijë euro në shtëpi, ish-kreu i Kadastrës justifikohet: Janë të vëllait!

Prokuroria e Vlorës ka dyshime të forta se Klodian Troci, ish- shefi i Kadatrës në qytetin bregdetar, i a rrestuar pak ditë më parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mund të ketë falsifikuar të tjera dosje të pronave në fshatrat Dhërmi dhe Himarë.

Për këtë shkak, institucioni i akuzës ka sekuestruar një sërë dosjesh voluminoze dhe po kryen hetime, përderisa dyshimet janë se ai në bashkëpunim me zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë, ka ndërhyrë në dokumente përmes falsifikimit.

Klodian Troci u prangos pak ditë pasi dha dorëheqjen nga detyra dhe gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet dhe sekuestrua një shumë prej 60 mijë eurosh. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ish shefi I kadastrës deklaroi se paratë janë të vëllait që bën ndërtime, por prokuroria ka dyshime se ato janë para që rrjedhin nga burime të paligjshme.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodian Troçi, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi tokash apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Troçi ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Ky I fundit dyshohet se inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin.

Pas arrestimit të tyre, prokuroria çoi në pranga edhe Trocin, pasi u zbulua se dokumentet e pronës ishin falsifikuar dhe nga afro 3 mijë metra që kishte në pronësi Spiro Duni sipërfaqja ishte thuajse trefishuar.

Gjika dhe Troci aktualisht ndodhen në burg, Kreshnik Mino po hetohet nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Spiro Duni ndodhet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME