Categories Lajme

“Ju kërkoj me përulësi…”, Saimir Tahiri kërkon pafajësi në Apelin e GJKKO: Nëse veproni me profesionalizëm të gjitha provat…

Pasi SPAK kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe me gjykim të shkurtuar 8 vite, ky i fundit ka apeluar për pafajësi. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për ‘News24’ nga ambientet e jashtme të Apelit të GJKKO raportoi detaje nga salla e gjyqit.

Sipas saj, Tahiri kishte shkuar i përgatitur në sallën e gjyqit, pasi kishte marrë me vete dhe një tabelë ku kishte caktuar detaje nga dosja e tij. Ai i ka kërkuar trupës gjykuese që të veprojë me profesionalizëm dhe të veprojë mbi bazë të provave.

“Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm”, tha ai. Lala tha se Tahiri analizoi 4 episodet e tregtimit të narkotikëve në Itali, ndërsa shtoi se kishte kryer detyrën e tij. Avokati i tij Maksim Haxhiaj bëri një mbrojtje të detajuar për rastet e hetimit ndaj klientit të tij.

Duke marrë shkas nga fakti se çështja është voluminoze, mund të ndodhë që trupa gjykuese të marrë kohën e nevojshme për të dhënë vendimin për çështjen në fjalë.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME