Categories Lajme

“Ju lutem, duam vetëm një shtëpi ku te qendrojme”

Ata kane urdhër mbrojtje 1 vjeçar për tre fëmijët dhe nënën e familjes Troka, por për babain e tyre vendos që do të rrijë në të njëjtën shtëpi me ta. Ervis Troka nga fshati Frakull e vogël, 28 vjeç, ankohet se babai i tij rr eh dy motrat dhe nënën rregullisht, madje ka thyer edhe dyert e xhamat e shtëpisë.

Një sfurk ai e mban poshtë krevatit me të cilin sipas tij thote se do t’u marre jeten.. Motrat janë maxhorene, njëra është me probleme të shendetit mendor kurse tjetra punon në arë tek xhaxhai.

Aktualisht urdhëri i mbrojtjes ka mbaruar, por edhe kur ishin me urdhër mbrojtje, gjykata kishte vendosur që babai do të rrintë në një shtëpi me ta. Djali thotë se aktulisht janë në proces gjyqësor , por nuk munden dot të jetojnë në këtë gjendje në të njëjtën shtëpi me te.

Ervis Troka dhe e motra tregojnë se babai i ka keq trajtuar gjithë jetën. Ai ka shkatërruar shtëpinë ku jetojnë duke shkulur dyert dhe thyer xhamat. Ai rre h edhe motrën e sëmurë, edhe nënën, madje njëra nga motrat, me e madhja ka një të çarë në buzë të cilën pretendon se ja ka bërë babai.

Ajo thotë se jetojnë në gjendje shumë të keqe vetëm me kempin e motrës dhe punën që bën ajo në arë. Vëllai është i papunë dhe nëna gjithashtu. Babai, lekët e pensionit që merr nuk i çon në shtëpi. Djali tregon edhe sfurkun që babai mban poshtë krevatit.

Fiks fare u interesua edhe tek oficeri i zonës Arian Mema , në një telefonatë për Fiksin thotë se e njeh shumë mirë rastin , aktualisht janë në një proces gjyqësor, gjykata e ka lëshuar urdhërin e mbrojtjes ,por ka thënë që kryefamiljari do të rri në një shtëpi me ta. Ky urdhër mbrojtje aktualisht ka përfunduar dhe ata presin vendimin e gjykatës. Marrë nga Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME