Categories Lajme

Ju prishi tërmeti shtëpinë, familja nga Kukësi kërkon strehim në Kosovë

Familja Kasa, që u vu në fokus të një reportazhi të televizionit kosovar  T7,  është zhvendosur nga Kukësi për të jetuar në Kosovë në fshatin Shamalluk të Podujevës, pasi tërmeti i 26 nëntorit u shembi shtëpinë. Prandaj Taip e Zylfete Kasa nga Kukësi, prej disa muajsh e kanë lënë pas frikën se ndonjë fatkeqësi mund t’ju ndodhë gjashtë fëmijëve të tyre. Shtëpia e tyre ishte dëmtuar shumë, kësisoj ata u detyruan të largohen nga Shqipëria për në Kosovë. Zylfetja e cila punonte si mësuese në Kukës, tani po thotë që ndonëse jetën e kanë të sigurtë, nuk kanë të ardhura financiare. Sipas Taip Kasës, ata u zhvendosën në Shamalluk të Podujevës, pasi një mik i tyre ua liroi tokën.

Por ata humbën shumçka nga tërmeti i cili ndodhi në Shqipëri. Gjithcka patën e shitën për ta ndërtuar shtëpinë në Kosovë. Tani duan që institucionet e Kosovës t’i pranojnë si qytetarë të saj, në mënyrë që t’ju mundësohet punësimi.

Nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk i kanë kthyer televizionit përgjigjie gjatë ditës, në lidhje me numrin e personave që kanë ardhur në Kosovë pas tërmetit. Më 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet, i cili la shumë të vdekur, të lënduar, e pati për pasojë shumë dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Shtunë, 30 Mars 2024

Dashi Disa probleme te hershme do dalin serish ne drite sot dhe do keni mosmarrëveshje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë Fierit, 55-vjeçari përplas për vdekje 65 vjeçarin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i riu. Çfarë thotë policia

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohet se goditi me mjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME