Categories Lajme

“Ju të PS, PD dhe…”, Tritan Kalo reagon ashpër ndaj ‘politiqenërve’

Mjeku Tritan Kalo, i cili është në vijën e parë të betejës me koronavirusin duke trajtuar pacientët në spitalin Covid, ka reaguar në lidhje me akuzat se është fshehur numri i viktimave. Sipas Kalos, krimi më i madh i sistemit shëndetësor publik është politizimii tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin. Mjeku nuk i kursen fjalët për politikanët duke i cilësuar si “ish brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, ndërsa nuk kursehet as me qeverinë teksa i rendit gjithçka po i bëjnë vendit.

“NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….

E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….”, shkruan Kalo në Facebook.

Shkrimi i plotë: KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….

Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

K RIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..

GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”,

POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..

Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit…

.NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se

2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!

Erion Dasho, mjeku i cili nuk heziton të akuzojë shpesh herë qeverinë në lidhje me mënyrën si po e menaxhon pandeminë, i kujtoi videon nga spitali Infektiv pikërisht një ditë pas fotografive në morgun e Tiranës duke i thënë:

Doktor, nuk janë akuzuar mjekët si fshehës të vdekjeve. Përkundrazi pati një vetë-akuzim dhe vetë-mbrojtje të pakuptimtë ditën e premte. Puna e mjekut nis dhe përfundon tek kartela e v dekjes. Plotësohet ajo me ndërgjegje mantelbardhi dhe kaq. Të uroj një ditë të mbarë!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME