Categories Lajme

Ju vdiq e bija në spital, dhimbja dhe dashuria për nipërit ribashkon çiftin, momenti kur falin njëri-tjetrin Live dhe premtojnë të luftojnë për dy të miturit

“Do luftojmë deri në fund, që fëmijët e vajzës të rriten pa vuajtje e dhimbje si Brisilda”. Ky ishte premtimi i madh i prindërve të divorcuar të të ndjerës 23-vjeçare, Brisilda, që humbi tragjikisht jetën në Spitalin e Vlorës, ndërsa ngjarja vijon te jetë e veshur me mister.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, prindërit e divorcuar të të ndjerës vendosën të bashkohen për hir të nipërve të tyre të mitur, që la pas 23-vjeçarja, raporton “BalkanWeb”.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Nëna e të ndjerës: Nuk i kam kërkuar kurrë as edhe 1 mijë lekë dhëndrin borxh, jo më 16 mijë euro. Për çfarë i doja unë ato euro, unë haja bukë e vaj e kripë, jo të merrja lekët e vajzës sime. Çfarë janë këto 16 mijë euro, absolutisht nuk është e vërtetë.

Babai: Duhet të kishim gjetur gjuhën e përbashkët për fëmijët. Faji është i të dyve, nuk mund të fajësoj atë, sepse dhe ajo fëmijë i ka, si i dhimbset asaj, më dhimbsen dhe mua. E di ky shpirt si i kam rritur ata fëmijë, jam kthyer në argat për ta. Ngrija jonxh në 12 e 1 të natës.

Nëna: Edhe unë kam kërkuar të bëhemi bashkë. Jeta ime është shuar, që kur pushoi zemra e Brisildës, unë nuk kam më jetë, vetëm po më ndihmuat për ata fëmijë, që vajza i ka lënë amanet. Unë kam dëshirë të bashkohemi, se këtu nuk jemi për të hedhur baltë mbi asnjërin prej nesh. Nuk më intereson jeta ime më, se çfarë kam kaluar.
Babai: Unë nuk i dal kundër ish-bashkëshortes sime. Unë kam kërkuar që të marrim të dy bashkë kujdestarinë e fëmijëve të Brisildës.

Nëna: Kam një jetë që kërkoj të hedhë një llamarinë mbi shtëpi por unë jam e varfër dhe nuk mundem ti degjoj më këto që thuhen, kam qënë present kur vajza ime është dhunuar ja kam gjetur kokën të enjtur pas dhunimit të atij. Sot dua ta kap ish burrin pë dore dhe djalin që të kërkojmë të drejtën e fëmijës asaj vajze që më iku nga jeta. (BalkanWeb)

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME