Categories Lajme

Juve humbi në Champions, Rama ngushëllon tifozin italian: Ato dinë të rilindin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me italianët që jetojnë në Vlorë prej vitesh. Në këtë bashkëbisedim nuk kanë munguar as ndeshja e Champions League, ku Juventus humbi një natë më parë ndaj Portos, edhe pse me një rezultat të ngushtë.

Shtetasi italian ndërkohë gjatë fjalës së tij ka deklaruar se “shoh që jeni me Juventus se keni veshur xhupin, edhe unë jam po për fat të keq mbrëmë humbi në ndeshjen Champions. Dje vuajtja shumë, shpresojmë për një të ardhme më të mirë, nuk do të bëj kritika pë trajnerin Pirlo”, iu drejtua italiani, i cili kërkoi të dinte se çfarë do të bëjë Rama për të huajt që mund të votojnë në të ardhmen pasi të marrin nënshtetësinë.

Ai u shpreh se mezi presin aeroportin e Vlorës që do të ndihmonte shumë zhvillimin e biznesit dhe turizmin.

“Është kënaqësi që mund edhe të bashkëndajmë edhe dhimbjet si tifozë juventin, në këtë periudhë shumë të ndjeshme. por une mendoj së Juventusi ka aftësi dhe kapacitet të rilindë atëherë kur  askush nuk e pret dhe kur të gjithë armiqtë e shumtë e shohin si të humbur”, ia ktheu Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME