Categories Lajme

“Ka fshehje të numrit të fataliteteve nga covid”

Kreu demokrat Lulzim Basha ka denoncuar sot mungesën e transparencën dhe refuzimin e testimit të pacientëve me simptoma. Në komunikimin e përditshëm me gazetarët, Basha ngriti alarmin për numrin e të infektuarve që është shumë herë më i lartë, sesa shifrat që deklaron Ministria e Shëndetësisë. “Mbrëmjen e kaluar ekipi i shëndetësisë ka marrë raportime nga gjithë territori i vendit sipas përllogaritjeve të denoncimeve të qytetarëve me simptoma dhe nuk u bëhet tamponi prej ditësh ka arritur në shifra disa herë më të larta se shifrat zyrtare të Infektivit.

Dje mjekë specialistë e infektologë të vendit kanë ngritur alarmin se numri real i infeksioneve është shumë herë më i lartë se ai që raportohet. Sipas një prej ekspertëve të njohur bëhet fjalë për 2500 infeksione në ditë”, u shpreh Basha. Duke e konsideruar si emergjencën më akute që kanë sot shqiptarët, Basha theksoi se edhe numri i viktimave është shumë herë më i lartë se ai që raportohet, ndërsa në spitalin e Matit janë mbyllur pavione. Sipas tij çdo përpjekje për të hequr vëmendjen është e papërgjegjshme dhe kriminale.

“Numri i fataliteteve është po ashtu më i lartë se ai që raportohet. Si çdo gjë tjetër dhe transparenca me Covid-19 është në funksion të justifikimeve për mosmarrjen e masave. Përballja me të infektuarit dhe sëmurët e tjerë që po kthehet në shqetësim të madh. Në Mat raportohet mbyllja e disa pavionëve për shkak të infektimit të mjekëve. Dhjetëra e qindra pacientë nuk do të arrijnë të marrin shërbimin Situatë e ngjashme raportohet në spitale rajonale, në të gjitha spitalet e Tiranës infektimi dhe vetëkarantinimi i mjekëve është kthyer në problem kronik. Kjo është emergjenca më akute që kanë sot shqiptarët. Çdo përpjekje për të hequr vëmendjen është e papërgjegjshme dhe kriminale“, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME