Lajme

Ka mbuluar pothuajse të gjithë Europën, në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane!

Që nga fundjava, një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore. Sipas MeteoAlb, kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Megjithëse qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore do të ndikojnë edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë. Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: