Categories Lajme

Ka ndodhur në fshatin Luzni të Dibrës, DETAJE

Debati për motive të dobëta i ka marrë jetën një 50-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzni të Dibrës. Autorët e ngjarjes së rëndë janë dy vëllezër, të cilët pasi e kanë plagosur 50-vjeçarin me kallashnikov janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka mundur të arrestojë një prej vëllezërve, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin i cili është larguar në drejtim të pyllit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Dibër P lagosën me a rmë zjarri një shtetas, me pasojë vd ekjen e tij, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë, kapet dhe vihet në p ranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër i dyshuar. Sekuestrohet edhe a rma me të cilën dyshohet se autorët kanë p lagosur me pasojë v dekjen, 50-vjeçarin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin p lagosur me a rmë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional kanë bërë të mundur kapjen dhe p rangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll. Dy vëllezërit, gjatë një k onflikti për motive të d obëta, kanë q ëlluar me a rmë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e p lagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale a rmën e z jarrit automatik me të cilën d yshohet se dy vëllezërit kanë p lagosur 50-vjeçarin. Grupi h etimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME