Categories Lajme

“Ka zyrtarë me qese parash që blejnë njerëz dhe…”, Berisha me shoqërinë civile bën thirrje për bashkim kundër regjimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga një konferencë e përbashkët me përfaqësues të shoqërisë civile, ka bërë thirrje për bashkim të frontit opozitar kundër regjimit të kryeministri Edi Rama.

Pasi renditi faktet që e bëjnë të domosdoshëm reagimin, ku kryesori është emigrimi masiv i shqiptarëve prej varfërisë, Berisha theksoi se di raste kur zyrtarë dhe eksponentë të qeverisë blejnë njerëz, prokurorë e gjyqtarë me qese plot me para.

FJALA E BERISHËS:

Ato janë largimi i shtresë s së mesme nga Shqipëria, shkatërrimi i saj. Nuk ka mekanizëm më shkatërrimtar se ky. Ajo është shtresa e stabilitetit social. Nuk ka më shkatërrim se ai i biznesit të vogël. Ai është gjeneratori i ekonomisë. Dhe këtu beteja ka filluar me këta. Janë përzënë me mijëra mjekë. Me hartën e re gjyqësore do të përzihen me dhjetëra avokatë. Ne jemi tashmë një komb që përgatisim specialistë vetëm për emigracion. Në një kohë kur Shqipëria ka potencialet më të jashtëzakonshme për të prosperuar, për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër.

Kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, një akademike shprehej për autokraci elektorale.

Ti japim përgjigje pyetjes, çfarë duhet të bëjmë?

Dhe unë sikundër çdo shqiptar arrij në përfundim në vetëm një përgjigje, të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë. Të bashkojmë zërat tonë, rezistencën tonë dhe të hidhemi në veprime. PD është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje, sepse me inaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohej në një forcë të madhe besimi, rreth të cilës të bashkoheshin shqiptarët që do donin të ndalonin këtë rrokullisje. Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar por pranoi për një arsye apo një tjetër politika ç’kombëtarizuese apo antikombëtare. Sot në Ballkan qytetet me probleme më të mëdha janë Tirana dhe Prishtina. Sepse Tirana bëri gjithçka ta paraqesë Prishtinën dhe jo Beogradin si delen e zezë të Ballakanit.

Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme, secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë apo zyrë nga një tjetër me qese parash duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, zyrtarë, prokurorë dhe opozitarë jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë rregull. E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te Prokurori, nga prokurori te gjykata dhe te burgu. Shanset e pafajësisë këtu janë drejt zero se nuk ka rëndësi ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka që të ndalojë policia, ndaj dhe unë rrugë të vetme dhe të sigurte për t’u përballur me këtë regjim shoh bashkimin e të gjitha forcave opozitare së bashku me shoqërinë civile.

Dhe hartimin e një harte veprimesh, me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky vërtet është një regjim i pasur, por është i kalbur, sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, abuzimin e shkelmimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME