Categories Lajme

Kadilli tregon arsyen e krizës në PD

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se shkak i krizës në PD, është kryedemokrati Lulzim Basha.

Sipas Kadillit, të gjitha veprimet e Bashës pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karriges dhe jo për parime.

Mes të tjerash ai shkruan se shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën.

“Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha.

Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karrigen. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karriges dhe jo për parime. Unë e parashikova këtë gjë kur kërkova ikjen e Bashës që të nesërmen e humbjes.

Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur. Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën. Demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën. Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore. Vetëm atëhere ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së.”-shkruan Kadilli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME