Categories Lajme

“Kafja e fundit e Erjonit”, pse u vra studenti i shkëlqyer 19-vjeçar?

Erjon Xhenje ishte vetëm 19 vjeç. Një student i shkëlqyer fizioterapie, jeta e të cilit u ndal mbrëmjen e 18 Shtatorit.

Ai po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër, kur u qëllua për vdekje.

Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë, sipas policisë është Bajram Çekorja. Motivi? Sipas gazetares Emi Kalaja, e cila citon burime të policisë, dyshohet të jetë hakmarrja.

Sipas saj, dyshimet janë se Erjon Xhenje ishte objektivi më i arritshëm për hakmarrjen, që Bajram Çekorja duket se po kërkonte për vrasjen e të atit të tij, Ismet Çekorja.

Një ditë më parë, 24-vjeçari Bajram Çekorja u shpall sërish në kërkim nga policia e Shkodrës, tashmë për vrasjen e të riut 19-vjeçar. Në njoftimin zyrtar, policia tha të enjten se nga provat e grumbulluara ka dyshime se Barjam Çekorja është autori i dyshuar i ngjarjes dhe se motivi dyshohet që të jetë hakmarrja.

Emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 Gushtit. Vetëm 2 ditë më pas, policia tha se autor i dyshuar ishte Bajram Çekorja dhe Tornado Fusha, e shkak ishte një konflikt që palët kishin pasur 2 vite më herët.

Më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime. Por 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, gazetarja Emi Kalaja thotë se dyshimet janë se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut Erjon Xhenje.

Ky sipas gazetares dyshohet të jetë dhe motivi përse djali i Ismet Çekores, pikërisht 24-vjeçari Bajram Çekorja të jetë hakmarrë duke i marrë jetën të riut 19-vjeçar.

Më tej, gazetarja thotë se momentalisht nuk është ende e qartë sesi arriti policia e Shkodrës të identifikonte pikërisht 24-vjeçarin Çekorja si autor i vrasjes së 19-vjeçarit, megjithatë, ajo sjell në vëmendje se autoritetet që prej fillimit shpresonin tek gjurmët e gishtërinjve të gjetura në armën e krimit që autorët e braktisën në lagjen Guerrile.

Po ashtu, edhe kamerat e sigurisë duket se kanë mundur të ndihmojnë autoritetet për të krijuar një identikit të autorit.

Në vrasjen e Erjon Xhenjes të përfshirë ishin dy persona. Por teksa policia zyrtarisht identifikoi Bajram Çekoren si një prej tyre, identiteti i personit të dytë nuk dihet ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME