Lajme

“Kafshët janë mik i mirë i njeriut”, Meta ndan fotot: Shoqëria dhe institucionet më të vëmendshme për respektimin dinjitoz të çdo qenie të gjallë

“Kafshët janë mik i mirë i njeriut, por edhe njeriu i mirë është mik i kafshëve”, kështu e nis postimin e tij kreu i Partisë së Lirisë.

Ilir Meta, krahas disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale, shprehet se aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve me angazhimin e tyre sjellin kërkesa shumta që shoqëria dhe institucionet të jenë më të vëmendshme për respektimin dinjitoz që meriton çdo qenie e gjallë.

“Kafshët janë mik i mirë i njeriut, por edhe njeriu i mirë është mik i kafshëve. Aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve me angazhimin e tyre sjellin kërkesa shumë të drejta, që shoqëria dhe institucionet të jenë më të vëmendshme dhe më bashkëpunuese për respektimin dinjitoz që meriton çdo qenie e gjallë.

Bashkë????Fitojmë!”, shkruan Meta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close