Categories Lajme

Kakavijë, sekuestrohen 34.750 euro, do transferoheshin në Greqi

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Strukturat Doganore Antitrafik, parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 34.750 euro të cilat do të transferoheshin në Greqi në mënyrë të kundraligjshme.

“Gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, policia gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore”, thotë policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në DVP Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurorve në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin S. S., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME