fbpx
Lajme

Kakavijë,Theu traun me makinë, policia greke alarmohet nga shqiptari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi tentoi të hynte në Greqi në orët e vona të së dielës përmes pikës kufitare të Kakavijës. Ai është arrestuar pasi kishte masë ndalimi të hyrjes në zonën Shengen. Shqiptari shkaktoi alarm tek policia greke sepse i iku policisë doganore duke thyer traun e Kakavijës me automjetin e tij. Tentativa e tij për të hyrë në Greqi zgjati vetëm disa minuta ndërsa tani ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës. Prej 20 Nëntorit, pika kufitare e Kakavijës është mbyllur pjesërisht për shkak të shifrave të larta të infektimeve duke lejuar lëvizjen në orarin 07:00- 23:00, kurse më 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke, u tha se puna do të pezullohej për 24 orë për shkak të një greve nga fqinjët.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button