Categories Kulture, Lajme

Kalaja e Elbasanit, aset me potenciale të jashtëzakonshme për turizmin

Kalaja e Elbasanit është një aset me potenciale të jashtëzakonshme për turizmin. Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit mëngjesin e të dielës, u shpreh se tashmë janë kushtet ideale për të investuar dhe për të kthyer në realitet projektin e Rilindjes së Kalasë së Elbasanit, një arsye tjetër përse duhet dhe mandati i tretë.

“Sot ne kemi faktet, nuk është çështja më e një faze embrionale e disa projekteve, që një pjesë e madhe e atyre që kanë privilegjin të komunikojnë me njerëzit përmes mediave e konsideronin thjesht një zbukurim, fasadë, sipërfaqësore… Sot kemi faktet që këto ndërhyrje janë mirëfilli me impakt ekonomik”,- tha Rama.

“Të ndërhysh në zonat e trashëgimisë kulturore me potencial turistik për të ndërtuar shëtitore, për të ndërtuar hapësira urbane të kualifikuara bukur, do të thotë të bësh ekonomi. Këtë e tregojnë shifrat në të gjitha këto hapësira. Shembulli më konkret është ai i pazarit të vjetër të Korçës. Sa të ardhura dhe sa biznes bënte në të shkuarën dhe sa është impakti kësaj hapësire sot, përtej sa e ka rritur turizmin kjo zonë. Ka shumë njerëz që nisen drejt Korçës për të shkuar drejt pazarit të Korçës për të kaluar atje një kohë të caktuar. Kalaja e Elbasanit është një aset i jashtëzakonshëm në këtë drejtim”,- vuri në dukje Rama.

“Është absolutisht një aset me potencial ekonomik të jashtëzakonshëm. Rilindja e Kalasë në një frymë dhe formë tjetër, duke ruajtur hiret e saj që janë trashëguar ndër shekuj dhe vënja në dispozicion e Kalasë në të gjithë makinerinë e zhvillimit ekonomik të qytetit, që askush nuk duhet dhe s’mund ta diskutojë. A do të ishte e mundur kjo bisedë, kur ndërkohë makthi i Elbasanit ishin plehrat e qytetit. A do bënte sens të merreshim me këtë, pa stabilizuar tjetrën, përpara se të shëronim një plagë të hapur në mes të qytetit. Unë mendoj që jo, sepse sado që Kalaja do tërhiqte, mali me plehra dhe ndotja do shtynin pas. Tani është koha ideale për të çuar përpara këtë projekt”,- theksoi Rama.

“Nga ana ime nuk do mungojë mbështetja, por jo vetëm kaq. Jam brenda këtij projekti dhe jam për ta çuar përpara këtë projekt. Elbasani e ka një magnet të jashtëzakonshëm kalanë për turizmin, por nuk është në funksion. Kur të vihet në funksion fluksi turistëve do jetë me patjetër dhe kjo do jetë sfida e radhës, përballimi  i fluksit të qytetarëve. Kjo është një arsye tjetër pse duhet të kemi një mandat të tretë”,- nënvizoi Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME