Lajme

Kaliforni, bie avioni në një zonë të banuar, duke i marrë jetën dy personave

Një avion i vogël është përplasur mbi një zonë të banuar në kaliforni duke i marrë jetën të paktën dy personave ndërkohë që flakët shkatërruan dy shtëpi dhe disa makina. Pamjet nga ajri tregonin zjarrfikësit që përpiqeshin të shuanin flakët në një ndërtesë në Santee, një periferi e San Diegos.

Një makinë e djegur po ashtu shihej në qoshe të rrugës. Mediat lokale raportuan se avioni ishte një Cessna me dy motorë, me gjashtë vende, që ishte nisur nga Yuma në Arizona, një orë më herët.

Muajin e kaluar, dy pilotë të ushtrisë amerikane u shtruan në spital pasi avioni me të cilin ata po trajnoheshin u përplas në kopështin e pasëm të një shtëpie në një lagje afër Fort Uorthit në Teksas.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close