Categories Lajme

Kallashnikovë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 32-vjeçari banues në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Ice”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar tri armë zjarri, municion luftarak dhe 4 kg kanabis, si dhe ka arrestuar poseduesin e tyre, 32-vjeçarin J. Sh.

Njoftimi i plotë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ice”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), municion luftarak dhe 4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, përkeqësohet moti në vend, si parashikohet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME