Lajme

Kalo: Jemi në fazën e evolucionit, me rritje infektimesh, por me agresivitet të ulët

Situata pandemike në vend ka qenë në fokus të takimit që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar në QSUT. Në vizitën e saj ajo ka takuar mjekun Tritan Kalo i cili dhe e ka informuar në lidhje me gjendjen e të shtruarve në spital. Ministrja është shprehur se kemi një ulje të kurbës së infeksionit por e rëndësishme është që të respektojmë masat mbrojtëse për të mbajtur nën kontroll shtrimet në spitale.

Nga ana  tjetër mjeku Kalo, ka theksuar se jemi në periudhën e evolucionit të pandemisë dhe rritjes së numrit të rasteve të reja por jo me të njëjtin agresivitet që ka pasur në fillim.

“Jemi në një periudhë të evolucionit të pandemisë. Jemi në fazën e shtrirjes së pandemisë që kemi shtim të numrit të rasteve të reja por që kemi një agresivitet më të ulët të sëmundjes. Kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë derisa sëmundja të kthehet nga pandemia në endemi dhe do na shoqërojë gjatë rrugëtimi tonë.

Si rregull nuk duhet që të neglizhohen elementët bazë të luftës ndaj infeksionit, siç janë maska, distancimi social dhe higjiena dhe patjetër nuk duhet që të nënvlerësojmë vaksinat”, ka thënë mjeku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close