Categories Lajme

Kalo u bën thirrje qytetarëve, pas akuzave të Bashës

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar mbi debatet e fundit që po bëhen në vendin tonë, ku opozita ka hedhur akuza se po fshihen vdêkjet reale nga Covid në Shqipëri. Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i tyre.

“MOS e humbisni kurrë besimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë…..JU DUAM ndaj dhe jemi aty për ju në çdo kohë….Së bashku do ja dalim mbanë edhe në këtë sfidë të përballjes me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever”, shkruan ai ndër të tjera. Sipas Kalos, “gojët e liga dhe mendjet e errëta të militantëve partiakë” nuk do ta përbaltin kurrë heroizmin dhe punën e mjekëve në këto muaj të sakrificës.

“KOHË KOVIDIANE….21.11.2020….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, është i nderuar dhe i priviligjuar të mbajë emrin e krijuesit të tij, Prof. Nikolla Dushnikut…Prej fillimit viteve 70-të kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4, e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetra e dhjetra mjekë, të cilët duke ecur në gjurmët e Profesor Dushnikut e kanë ngritur edhe më lart emrin e këtij spitali, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijra e mijra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijra prej tyre….

I njëjti shpirt i punës në ekip, dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim, të shpallur më 2013 si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

GOJËT E LIGA dhe MËNDJET e ERRËTA të GJILLOLLOGËVE militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, NUKU do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë të dhjetra e dhjetra mantelbardhëve, infermjerëve, tekninicienëvë imazheristë, administrator, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit….”, përmbyll Tritan Kalo, mjek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME