Categories Lajme

Kalonin mallra kontrabandë, detyrim paraqitjeje për 9 të arrestuarit në Rinas

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për nëntë të ar restuarit për kontrabandë mallrash në Rinas. Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “Rinas Ekspres”, u arrestuan më 21 janar, Byordi Kasmit; Alkida Lazrit; Qani Lazrit, i d ënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor; Lonora Legisit dhe Altin Legisit.

Në këtë operacion janë arrestuar gjithashtu doganierët Baftjar Kazias, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj, dhe Edlira Saliaj. Ata u vunë në p ranga në flagrancë në rrugën Rinas Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e ketyre mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana si dhe: 90 pallto të markave të ndryshme,100 xhupa të markave të ndryshme,70 triko (bluza) të markave të ndryshme,60 kostume sportive të markave të ndryshme,30 palë kepucë të markave të ndryshme,50 fustane të markave të ndryshme,20 cope canta të markave të ndryshme,50 bluza të markave të ndryshme 15 aparate celularë të markave të ndryshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME