Categories Lajme

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”, vëllai: Nuk më ka telefonuar asnjë

Një qytetar nga Tirana ka kërkuar sot ndihmën e mediave, pasi nuk ka asnjë informacion për motrën e tij 40-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin Infektiv, e sëmurë me COVID-19.

Burri tregon për “News 24” se nuk ka asnjë kontakt me asnjë nga spitali dhe se prej dy ditësh nuk di asgjë për motrën, e cila kishte ardhur nga Greqia për humbjen e nënës dhe u infektua dhe vetë. “Sot s’kam kontaktuar fare. Tani i shkruaj mesazhe dhe nuk përgjigjet. Erdha për t’i dërguar disa gjëra. Shpresoj… Jo, jo absolutisht asnjë s’më ka telefonuar. E di se nga cili mjek ndiqet se më ka thënë motra, por nuk kam asnjë kontakt.

Motra është në gjendje të keqe, është 40 vjeçe, është me transplant në veshka. Shpresoj të bëhet diçka. Atë uroj, nuk ka gjë tjetër. E kishte kapur gripi para një muaji, e kaloi për 4-5 ditë dhe ishte mirë. Pastaj pas 10 ditësh i filloi temperaturë, tension, dhimbje në kraharor, zemra. E sollëm në spital, i bëmë testin, doli negativ dhe e shtruan tek spitali i veshkave.

Atje absolutisht asnjë lloj kurimi, zero, vetëm ilaçet që kishte vetë me vete, absolutisht asgjë fare, madje dhe sjelljen shumë të keqe, në spitalin gjashtë. Nga aty pastaj, i bënë një test të shpejtë dhe doli pozitiv dhe duhej të merrej vendimi o në Infektiv, o në shtëpi. Ajo ishte në gjendje ku ta çoje, dhe vendosëm ta sjellim këtu. Tani gjendja është kjo, jemi në pritje. Jam nga Elbasani, por jetoj këtu në Tiranë. Në shtëpi ilaçet i kemi marrë vetë.

Motra jetonte në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri se humbëm mamanë dhe u infektua, sado që mbrohej me dy maska dhe dy ditë para se të ikte ajo u infektua. I merrte udhëzimet nga mjeku nga Greqia që ndiqej, për transplantin që ka bërë. Veshkën e mbrojti por u dëmtua nga mushkëritë”, tregoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME