Categories Lajme

“Kam emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë”/ Michel: Samiti, ditë historike. Më të sigurtë me Ballkanin Perëndimor në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Ne shkruajmë historinë sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë liderët e BE dhe Ballkani Perëndimor janë në të njëjtën tryezë. Kjo mbledhje është deklarata që shoqërojnë punimet tuaja.

Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë naë rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Europë.

Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim”, tha ai.

Michel foli edhe për çështjen e emigracionit dhe tha se kjo është një temë sfiduese, por shtoi se është bërë progress.

“Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe me rritjen e shifrave. Ky bashkëpunim me BP është thelbësor. Patëm mundësi që të shënonim një lloj progresi për të harmonizuar politikën e vizave. Do të duhet të bëjmë progres të mëtejeshme për të normalizuar më tej këtë situatë”, tha Michel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME