Lajme

“Kam parë detaje të hatashme…”/ Ish-ministri për vrasjen e efektivit: Ka dështuar shoqëria, jo policia

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon që gjithë shoqëria të reflektojë për vrasjen e policit, Saimir Hoxhës. Në një lidhje më emisionin OPEN, Lleshaj tha se nuk ka dështuar policia, por shoqëria.

“Ngjarja është e rëndë. Është aq e rëndë, dhe kërkon reflektim të madh. Është goditur një polic, shteti, qytetarët. Kam parë detaje të hatashme të dosjes hetimore që dalin në media. Ne duhet të mësojmë nga kjo ngjarje. Më shumë sesa policia, ka nevojë të reflektojë Shqipëria.

Si mund të kemi djem të tillë, që drejtojnë armën ndaj policisë? Si mundet një i ri të vrasë një polic, pa asnjë lloj arsye. Djali që kreu vr asjen nuk është produkt i policisë, por i shoqërisë dhe shkollës”, tha Lleshaj.

Ish-ministri u shpreh se policia shqiptare nuk ka kapacitete dhe është e pamundur që të monitorohen të gjithë qytetarët që janë në “arrest shtëpie”.

“U tha që vrasësi ishte në “arrest shtëpie”, por policia nuk ka kapacitet për të ndjekur të gjithë ata që janë në arrest shtëpie. Në këtë rast policia është e goditur. Policia është organizatë civile, nuk i zgjidh problemet me armë. Armën e ka për vetëmbrojtje”, tha Lleshaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: