Categories Lajme

“Kam qenë bixhozxhi”, aktori i humorit shpërthen ndaj ndjekësve: Kush jeni ju që të më gjykoni? Fuck you

Aktori i humorit Albano Bogdo ka qenë kryefjala e mediave rozë, pasi një video e tij në “Tik Tok” u bë virale këtë fundjavë. Albano u bë pjesë e një sfide ku për të përfituar disa  “dhurata” të cilat më pas përkthehen në përfitime financiare nga konvertimi në ‘coins” në formatin e “Tik-Tok”, ai pranoi që të qethej zero “live”.

Një prej miqve të tij i dërgon 4 prej “dhuratave” që Albano kërkoi duke e detyruar këtë të fundit që t’i përmbahet kushteve të lojës dhe të rrëmbejë nga tryeza e tij një makinë rroje, me të cilën “zhduk” në sekonda kaçurrelat e tij, që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës si aktor.

Mirëpo, ky veprim i aktorit nuk ështëp ritur aspak mirë nga fansat të cilët i janë drejtuar duke e quajtur “lypës”. Albano u është drejtuar atyre që e kanë kritikuar, me një gjuhë të ashpër, ndërsa në ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur disa periudha të errta, ku është përballur me varësinë nga alkooli dhe bixhozi.

“Përshëndetje të dashur moralista, ju që më quani lypës tik-toku, drogaxhi, miss Albano keni filluar me quani… dëgjo, doni konfirmime? Ua them unë! Kam kaluar qindra net në ruletë, kam qenë i alkoolizuar, gjërat që kam bërë i kam bërë për të zezën time, nuk u kam bërë asgjë juve.

Ndryshimi mes meje dhe ush është se unë kam kërkuar ndihmë, mamit dhe vëllait, u kam thënë që jam i alkoolizuar, më kanë ndihmuar dhe e kam lënë, kam qenë i varur nga bixhozi, më kanë ndihmuar… ju e quani bixhoz dhe Texas (poker), por Texas është një lojë që e luajnë aktorët më të famshëm në botë, shikoni në google.

Mund të gjykoni, mund të mos e bëni, nuk më plas trapi fare, po ua them prapë, luanët nuk e vrasin mendjen për opinion e deleve dhe delet në këtë rast jeni ju, por kur më quani lypës Tik Toku më vjen për të qeshur. Nëse nuk ju pëlqej mos më ndiqni. Doja të bëja një fjalim, por thash po them çfarë më del nga mendja, dhe kjo më del nga mendja t’u them: F*uck you, në kuptimin e parë të fjalës f*uck you! Kush jeni ju që të më gjykoni mua? Unë jam Albano Bogdo, ti kush je.

Kam 12 vite që bëj njerëzit për të qeshur, pavarësisht se çfarë kam kaluar këto vite, depresion, shkatërrim nervash nga humbja e lekëve, shkatërrim trupi nga alkooli e shumë gjëra që s’ka pse ti dini. Po ju merr frymën me çmimet e si thoni asgjëm, unë ia thash të gjitha ato që donit ti thonit ju në 10 minuta, duke rrezkuar punën, shyqyr zotit s’ka ndodhur. Kështu që para se të më gjynoni mua, ktheni gishtin nga vetja dhe pyesni veten cfarë do bënit ju po të ishit në vendin tim”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME