Kambisti Bashkim Shegani, i cili u vodh nga tre persona mbrëmjen e kaluar ka folur për Fax News duke rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Kambisti ishte i shoqëruar me djalin e tij 4 vjeçar, ndërsa grabitja ndodhi në qytetin e Prrenjasit por ai i ndoqi deri në fshatin Katjel, ku më pas i humbi gjurmët. “Isha në punë si gjithmonë. Në atë kohë vjen nusja me gjithë djalin e gocën. Më lënë vetëm djalin aty, bëra punën dhe duke ikur për në shtëpi dhe sapo zbrita, më dalin tre veta me kallash, ishin të maskuar me kokoren e motorit. Lekët mi morën të gjitha.
I ndoqa dhe më pas njoftova policinë. Kisha shumë frikë për djalin, ishin të armatosur. Ishin 3 persona, njërin prej tyre e pashë kurse dy të tjerët ishin të maskuar mirë”, u shpreh kambisti. Ende nuk është kryer asnjë arrestim nga policia ndërsa mbrëmjen e kaluar u ngritën grupe kontrolli dhe u shoqëruan 8 persona.