Categories Lajme

Kamenica e Delvinës, një histori e harruar

Burimet historike të autorëve që e përmendin dhe që na japin informacione rreth këtij fshati, janë relativisht të pakta. Në regjistrin e vitit 1431-1432 fshati Kamenicë, i përfshirë në vilajetin e Vajonetës, kishte gjithsej 267 familje, duke pasur si pronë të fshatit 400 rrënjë ullinj. Të ardhurat nga ky fshat ishin 19 740 akçe.

Këto të dhëna e bënin Kamenicën një nga qendrat e banuara më të mëdha të kësaj zone. Mjafton të përmendim se Gjirokastra, kryeqendra e sanxhakut të Shqipërisë, kishte 163 familje dhe të ardhurat pa taksat e vilajetit dhe tregut ishin 16 938 akçe. Në regjistrin e vitit 1583 fshati kishte 606 familje dhe katër lagje. Këto janë dy të dhënat më të sakta që disponohen deri më sot për Kamenicën. Çelebiu, i cili kaloi në mesin e shekullit XVII, nga Delvina në Kalasë, përbri Kamenicës nuk e përmend këtë të fundit.

Aravantionoi në listën e hollësishme të fshatrave të Epirit, që i përket gjendjes së fillimit të shekullit XIX nuk e përmend po gjithashtu Kamenicën si fshat, por në një pasazh ai flet për vendin e quajtur Kamenicë. Pukëvili përshkruan rrënojat e Palavlisë, për të cilat shpreh mendimin se duhen indetifikuar me Helaon e Ptolemeut. Nga përshkrimi i tij mund të mendohet se Pukëvili për mbeturinat ″antike″ të Palavlisë të ketë pasur parasysh pikërisht rrënojat e Kamenicës.

Ugolini dhe Hamondi gjithashtu e përmendin Kamenicën pa prurë ndonjë të re. Së fundi Dh. Budina mendon se ndoshta rrënojat e Kamenicës duhen identifikuar me ato të qytetit të vjetër Baiake, të përmendura nga Stefan Bizantini. “Duke gjykuar nga gjendja dhe karakteri i ndërtimeve që trashëgojmë në Kamenicë, përjashtohet mundësia e identifikimit të tyre me qendrat e përmendura nga Pukëvili dhe Budina, sidoqoftë fjalën e saktë e japin gërmimet arkeologjike. Së fundi mendimin më të plotë e kanë shprehur E. Riza dhe A. Meksi, duke e përcaktuar atë si një fshat të ndërtuar në shek. XIV”, – nënvizon Muçaj, duke shtuar se ndryshimet rrënjësore që ndodhën në Perandorinë Bizantine pas kryqëzatës së katërt (1204), u pasqyruan edhe në territoret shqiptare dhe sidomos në territorin e Kamenicës. Sipas Traktatit të ndarjes së tokave, i nënshkruar nga Venediku dhe fuqitë e tjera pjesëmarrëse në kryqëzatë, në prag të sulmit përfundimtar mbi Kostandinopojën, në 1205, parashikohej, që provincat bregdetare nga Durrësi në Prevezë apo ndryshe nga Glyky-a në Dyrrhachium të kalonin nën sundimin e Venedikut, ku përfshiheshin “provinca e Durrësit dhe Arbërisë me kartularatët e Glavinicës, Vagenetias, provincën e Janinës, provincën e Drinopojës…”

Theksohej veçanërisht provinca Vagenecie, e cila do të ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë e varur prej Venedikut. Podesta venedikase në Kostandinopojë dekretoi në vitin 1205 se provinca bregdetare me emrin provincia Vagenecie duhej të ishte nën urdhrat e drejtpërdrejta të Venecias, por venedikasit nuk ishin të interesuar për të marrë edhe prapatokën Epirote dhe për këtë ata caktuan Mihail Komnen Dukas (Michael Comnanus Dux) për të qeverisur si vasal të tyre nga kufijtë e provincës (venedikase) së Dyrrachiumit deri ne Naupakt.

Mihail Komnen Duka, vasali i Venedikut përfitoi duke zgjeruar kufijtë e Despotatit të Epirit ose ndryshe i Artës. Gjatë jetëgjatësisë më shumë se dy shekullore, ky despotat e ndryshoi disa herë shtrirjen e tij, megjithatë bërthama e qëndrueshme territoriale mbeti tema e dikurshme bizantine e Nikopojës. Në të përfshiheshin qytete e kështjella të rëndësishme, ku përveç Artës, kryeqendër e tij, përmenden Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe për një kohë të shkurtër edhe Durrësi (1213-1253)…

Ndërtimet E pasur me plot ndërtime karakteristike, studimi sistematik që pritet t’u bëhet rrënimeve të kësaj qendre të banuar në të ardhmen, pa dyshim do t’i japë një përgjigje më të bazuar e më të saktë shumë çështjeve e sidomos vendosjes në kohë të këtyre ndërtimeve. “Ndërtimet rrethojnë Qafën e Pazarit, duke u shtrirë kryesisht nga kodra e madhe në te gjithe zonen. Nga gazetari Viktor Avdia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME