Lajme

Kamera e fshehtë/ “Eja o Shoku ynë”! Këngëtari veteran Kozma Dushi “ngjall të vdekurin”, e ngre nga arkivoli. VIDEO që nuk duhet të humbisni

Kamerat e fshehta nxjerrin gjithmonë zbuluar personazhet por gjithashtu shkaktojnë dhe momente gazmore që s’duhen humbur. E tillë është dhe kamera e fundit e fshehtë e bërë në media për këngëtarin mjaft të dashur për publikun, Kozma Dushi.

Në kamer ishte krijuar një situatë që dukej mjaft e vërtetë, e një burri në moshë i cili ndodhej në spital në momentet e tij të fundit të jetës dhe dëshira e tij e fundit ishte të takonte Kozmain i cili ishte idhulli i tij. Pasi vihet në dijeni për këtë, Kozma Dushi nuk heziton aspak të takojë fansin e tij por gjatë takimit ai vdes nga një atak kardiak.

Para “vdekjes” i sëmuri i lë amanet këngëtarit të këndojë në funeralin e tij këngën “Eja o shoku ynë”, që ishte e preferuara e tij. Këngëtari dhe njëherë tregon veten e tij dhe anën njerëzore duke plotësuar amanetin e të “vdekurit” por çudia ndodh sepse gjatë këngës fansi ngrihet nga arkivoli duke habitur të gjithë.

Kozma Dushi edhe pse mjaft i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar është ndjekur nga mallkimi i famshëm i vendit të dytë në festivale. Kësaj radhe atij i dhënë për herë të parë pikërisht çmimi i parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close