Lajme

Kamerierja mbeti viktimë e sulmit, një i arrestuar për masakrën e Don Boskos në lokalin e kundërshtarit të Ervis Martinajt

Disa muaj pas ngjarjes, identifikohet një nga personat që dyshohet se është përfshirë në masakrën e Don Boskos. Personi në fjalë është Nikollë Sherrniku, që ndodhet aktualisht në burg, i cili dyshohet se është personi që i dorëzoi ekzekutorëve targën e automjetit.

Targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku. Ky i fundit është vetëdorëzuar në dhjetor të 2020, pasi akuzohet se i ka dhënë makinën Brilant Martinajt në vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela. Ai u lirua, por u arrestua sërish në një tjetër operacion.

Nga ngjarja në fjalë mbeti e vrarë kamerierja e lokalit, Mimoza Paja. Krimi u shënua mbrëmjen e të dielës së 12 marsit, kur dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në rrugën Anastas Shundi. Murati cilësohet si armiku i Ervis Martinajt, mbretit të lojërave të fatit, që rezulton i zhdukur.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, ku mbeti e vrarë një shtetase.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, në rrugën”Anastas Shundi”, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetases Mimoza Paja dhe dëmtimin/plagosjen e disa shtetasve të tjerë në ambientet e një lokali në pronësi të vëllezërve MURATI, ju informojmë si më poshtë:

Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në burg“ ndaj personit nën hetim Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç, (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale.

Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.

Automjeti tip “BMW”, sëbashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës. Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova të autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close