Categories Lajme

Kamëz! Punonjësit mbajnë peng në frigorifer kolegun, detaje

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë nododhur në Kamëz, pasi një i ri 30 vjeç nuk është pritur aspak mirë nga stafi i punës së re ku ka filluar. Ai ka nisur punë në një kompani që merret me tregtimin e mishit të shpendëve.

Por pjesa tjetër e punonjësve e kanë marrë inat sepse ai u kishte zënë vendin e punës të shokut të tyre, raporton Gazeta Si.

Por ngjarja ka shkuar më tej pasi shoferi i pronarit, një vajzë e re, dhe dy transportues, kulmuan me rrahjen e të riut që punonte shofer dhe që për çdo gjë i gjendej një shkak për t’ja vështirësuar jetën në punë. Jo vetëm kaq, por i riu me inicialet K.O., pasi e kanë rrahur, e kanë futur në frigoriferin ku mbahen ngarkesat me mish të ngrirë, në mënyrë që të reflektonte dhe t’i tregohej se ishte i papranuar.

Ngjarja e rëndë, sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetasi.al pranë policisë numër 6 në Kamëz, ka ndodhur në ambientet e brendshme të firmës.

Policia i tregoi se pas denoncimit ka vepruar me marrjen në pyetje të të kallëzuarve, ndërsa ka administruar kamerat e sigurisë prej nga ku do të provohen pretendimet e të riut, i punësuar rishtazi në biznesin privat, por i refuzuar nga miqtë e personit që ai zëvendësoi për fatin e tij të keq.

I riu i shpjegon policisë se përfundoi në komisariat për të treguar se çfarë i ndodhi nga frika se mos e vrisnin dhe jo nga frika se mos humbiste punën, duke qenë se shoferi i pronarit, pasi “e këshilloi” duke e futur në frigorifer, i tha: “Do të vrasim”.

“Merrem me shitjen e produktit të mishit të pulave, kryesisht nëpër dyqanet e Tiranës”, – e ka nisur prezantimin e pazakontë në polici 30-vjeçari.

Ai, pasi ka treguar adresën e ndërmarrjes, u tha agjentëve se nisi punë 5 muaj përpara se sherri të kulmonte me mbylljen në frigorifer, por që asnjë nga ditët nuk ka qenë e lehtë për të.

Megjithatë, ka duruar me besimin se situata do ndryshonte dhe kolegët do qetësoheshin që u ishte hequr nga puna shoku i tyre. Por debatet e para, i ka pasur me menaxheren, e cila, sipas tij i ngarkonte mall pa dijeninë e tij.

“Pas këtyre fërkimeve, u përfshinë dy persona të tjerë dhe pronari më tha: ‘U bëre ti të bësh komplote të heqësh njerëz nga puna’”, ka thënë në polici, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetasi.

Pikërisht pronari i ka kërkuar telefonin dhe një person tjetër që punonte si shpërndarës mishi në Kavajë, me inicialet P.K., është afruar dhe e ka goditur. “Këta persona më gjuajtën me shpulla, me shkelma e grushte, i ndihmoi edhe truproja e pronarit, të cilit nuk ia di emrin. Por ai më mbante dhe këta më qëllonin. Më pas më tërhoqi F., më futi në frigorifer, dukë më thënë: “Aty do rrish, aty’”.

I riu kujton i tmerruar mbylljen në frigorifer dhe kohën që nuk kalonte dhe më vonë aty ka hyrë truproja i pronarit që e ka nxjerrë dhe sërish e ka qëlluar. Ai shton se i pyeti, pse po silleshin në këtë mënyrë me të, kur ishte i përkushtuar në detyrë dhe respektonte çdo rregull.

“Të futëm në frigorifer, sepse të kemi vënë përgjues në makinë dhe të dëgjojmë fare mirë çfarë thua”, – i janë përgjigjur të dyshuarit. I riu i thotë policisë se ka besim tek ata, pasi si “shuplakë” të fundit kur e nxorën nga frigoriferi, ishte paralajmërimi: “Do të v rasim ty dhe familjen po hape gojë”.

Policia i thotë gazetasi, se megjithëse kontrolloi për kamera, ato janë jo funksionale, gjë që mbetet e dyshimtë. Megjithëse është kërkuar ekspertizë, nuk ka ende një rezultat se përse policia nuk po realizon dot kthimin e pamjeve, apo çdo ndërhyrje në sistem që do të provojnë dhe vërtetojnë pengmarrjen e të riut dhe që do t’i jepte atij një mbështetje pas besimit që tregoi tek policia.

Por kjo e fundit, shton se ka pyetur të gjithë personat, përfshi menaxheren, e cila këmbëngul se nuk ka parë asgjë. Dëshmitari tjetër që punon shpërndarës i mishit në Kavajë, shton se e takoi të riun për herë të parë ditën kur ai pretendon se u sulmua dhe sipas procesverbalit, edhe ai nuk ka parë asgjë.

Ndërkohë që pronari ka shtuar se nuk e ka parasysh se për cilin punonjës bëhet fjalë, pasi nuk i njeh mirë të gjithë dhe se biznesin e ka dhënë me qira. Por ai pranon që ka parë një fërkim mes punonjësve, e megjithatë përjashton veten nga ky incident skandaloz me një punonjës.

I akuzuari që e futi atë në frigorifer, kujton se dëgjoi të bërtitura dhe doli me shpejtësi jashtë zyrës. “E kapa për krahu punonjësin, nuk e kam goditur në asnjë moment dhe në momentin që u kap tek brava e derës, me siguri aty është gërvishtur dhe i janë bërë shenjat”, – dëshmon i akuzuari, si edhe të tjerët.

Secili prej tyre e përshkruajnë të riun e kërcënuar si një person që u nevrikos befas dhe që ata iu lutën të qetësohej, por përkundrazi, ai ishte bërë më tepër agresiv. Të gjitha këto përplasje deklaratash dhe shenjat në trupin e të riut, tregojnë të kundërtën se ai u dhunua./ Marrë nga Gazetasi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME